VAKSINAT KINEZE ARRIJNË DERI NË FUND TË PRILLIT

Vaksinat kundër koronavirusit, të cilat Mali i Zi i porositi nga Kina, do të dorëzohen më së voni në fund të Prillit, njoftoi Ambasada Kineze. Ministrja e Shëndetësisë Jellena Boroviniq Bojoviq tha më parë se më shumë se 200,000 doza të vaksinës kineze Sinofarm duhet të mbërrijnë në Malin e Zi rreth 20 Prill, pas së cilës mund të fillojë imunizimi masiv. Nga 1 janari deri më 15 prill, 50,809 persona u vaksinuan në Malin e Zi, nga të cilët 37,519 me dozen e parë dhe 13,290 me të dytën.

SHARE