KONFIRMOHEN EDHE 4 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Edhe 4 persona konfirmohen me koronavirus në Mal të Zi, theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 294 persona, të gjithë të infektuarit nga mëngjesi i ditës së sotme janë nga Podgorica. Shefi i Shtabit Mjekësor I Krizave, Ranko Lazoviq, ka thënë se në Qëndren Klinike të Malit të Zi janë të shtruar 16 pacientë, në të cilën dy prej tyre janë në respiratorë. Lazoviq i ka falënderuar drejtuesit për vendimin që festat fetare të kalohen në shtëpi, dhe qytetarët të mos bashkohen, sepse kjo është shumë e rëndësishme për situatën epidemiologjike në Mal të Zi.

SHARE