TORNADO DHE STUHI DËBORE, MOTI I KEQ GODET DISA SHTETE TË SHBA-së

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë SHBA-në, duke sjellë tornado, breshër, dëborë dhe kushte ekstremisht të ftohta.

Dymbëdhjetë shtete janë nën paralajmërim për erëra të forta dhe tornado, përfshirë Floridën dhe Alabamën , ndërsa në Wisconsin dhe veri të Miçiganit kanë rënë reshje të dendura të dëbore që nga fundjava.

Mbi 11 milionë njerëz janë nën paralajmërim për shkak të motit të keq me breshër dhe stuhi , dhe mbi 2,000 fluturime janë anuluar, kryesisht në aeroportet O’Hare të Çikagos dhe LaGuardia të Nju Jorkut. Shumë zona janë pa energji elektrike, përfshirë Miçiganin, Ohion dhe Xhorxhia që janë më të prekurat.

Në Minesotë dhe shtete të tjera të Lindjes, më shumë dëborë dhe erëra të forta janë parashikuar për këtë të hënë.

Po ashtu, Kanadaja po përballet me kushte të ngjashme moti, me deri 50 cm dëborë dhe erëra të forta në Ontario dhe Quebec. Ndërkohë, në Perëndimin e SHBA-së, pritet një valë e nxehtësisë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 42°C në Arizonë, Kaliforni dhe Nevada.

Ky fenomen masiv mund të prekë mbi 200 milionë njerëz në disa shtete.

SHARE