GJELOSHAJ – KIZ: THELLIMI I BASHKËPUNIMIT EKONOMIK MES MALIT TË ZI DHE SHBA-së

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, priti sot të ngarkuarin e ri me punë të përkohshme të Ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Michael Kiz.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e përkushtimit të Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve përmes Memorandumit për bashkëpunim ekonomik, të nënshkruar në Washington, D.C. në tetor 2024.

“Memorandumi për bashkëpunim ekonomik përfaqëson bazën e të gjitha nismave të ardhshme ekonomike dhe dypalëshe që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, theksoi Gjeloshaj.

Gjeloshaj dhe Kiz shprehën gjithashtu kënaqësi për partneritetin në përgatitjen e një marrëveshjeje ndërqeveritare G2G, e cila, pasi të nënshkruhet dhe verifikohet, do të jetë një rezultat konkret i zbatimit të Memorandumit për bashkëpunim ekonomik. Pritet që kjo marrëveshje të hapë rrugë për tërheqjen e investimeve amerikane dhe të shërbejë si nxitës i zhvillimit ekonomik të Malit të Zi.

Sipas njoftimit, i ngarkuari me punë Kiz falënderoi zëvendëskryeministrin Gjeloshaj për përpjekjet e mëdha në thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, si dhe për promovimin e dialogut ekonomik.

SHARE