NGA E MARTA 25 PRODUKTE ME ÇMIM MINIMAL

Nga e marta, qytetarët do të mund të blejnë 25 produkte me çmime minimale në pesë rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë.

Kjo është marrëveshja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me rrjetet tregtare Voli, Mercator, Lakoviq, Aroma dhe Franca, në kuadër të aksionit të quajtur “Stop Inflacionit”.

Siç njoftuan ata, është planifikuar që më 21 mars të hyjë në fuqi çmimet e reja, të reduktuara për 25 produkte, dhe aksioni do të zgjasë deri në fund të prillit me mundësi vazhdimi.

“Çmimet do të jenë minimale për ato produkte, tregtarët kanë dalë me çmime minimale që janë më konkurrueset në rajon”, tha Gjuroviq dhe shtoi se tregtarët kanë të drejtë ta zgjerojnë listën, por jo ta shkurtojnë atë.

“Shumica e tregtarëve kanë paralajmëruar zgjerimin e listës, për çka i jam mirënjohës”, tha ministri.

Çdo zinxhir do të ketë shportat e veta të konsumit brenda këtij aksioni, që do të thotë se ato nuk do të jenë të njëjta në të gjitha tregjet.

SHARE