Mali i Zi vendos bashkëpunim me ENISA (Agjencia e Sigurisë Kibernetike e Bashkimit Evropian).
Në fillim të takimit, ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj theksoi se Ministria e Administratës Publike ka shprehur interesim të madh për bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA).
“Përvojat dhe ekspertiza e ENISA-s do të ishin të një rëndësie të pamatshme për të gjitha aktivitetet që kemi filluar me qëllim të forcimit të sigurisë kibernetike në Mal të Zi”, theksoi Dukaj.
“Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA) dhe BE-ja mund të na ndihmojnë në krijimin e një Agjencie të Sigurisë Kibernetike, me ekspertizën dhe përvojën e tyre në punë të suksesshme brenda Bashkimit Evropian”, theksoi Dushan Polloviq.
Ndërsa, kreu i ekipit të bashkëpunimit ndërkombëtar të ENISA-s, Srefano De Crescenzo, theksoi se kompetenca kryesore e ENISA-s është të ndihmojë vendet anëtare të BE-së në zhvillimin e politikave publike në fushën e sigurisë kibernetike, por edhe në nivel të përbashkët të BE-së.