MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE E UKRAINASVE QË MBËRRIJNË NË MAL TË ZI

Lëvizja masive e popullsisë nga Ukraina është terren i përshtatshëm për sëmundje infektive dhe me të ekziston edhe rrezik epidemiologjik, tha shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Podgoricë, Mina Brajoviq. “Nuk është ende koha për të festuar fitoren ndaj Covid 19”, tha Brajoviq. “Është mjaft realiste të pritet një përkeqësim i situatës epidemiologjike në Ukrainë. Është shumë e vështirë të shihet nëse ka njerëz të infektuar në strehimore dhe kur të bëhet e qartë, do të jetë tepër vonë. Me këto lëvizje nga ai vend ka edhe rrezik epidemiologjik”, tha ajo në emisionin “Link” në RTMZ. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq, theksoi se në Mal të Zi do të ketë mbikëqyrje aktive të banorëve që vijnë nga ai vend i prekur nga lufta dhe do të kërkojnë çdo lloj sëmundje infektive. “Duhet të jemi të kujdesshëm, por është evidente se epidemia po stabilizohet”, tha Galliq.

SHARE