EKONOMIA U RRIT ME 8.2% NË TREMUJORIN E KATËRT TË 2021

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Malit të Zi u rrit me 8.2 përqind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, sipas të dhënave paraprake të Monstat. Sipas rezultateve paraprake, PBB-ja arriti në 1.32 miliardë euro në tremujorin e katërt, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2020 ishte 1.16 miliardë euro. Rritja mesatare ekonomike në vendet e Bashkimit Evropian (BE) ishte 4.6 për qind. Sipas raportit, rritja më e lartë ekonomike është shënuar në Slloveni, 10,4 për qind. Kroacia arriti një rritje prej 9.7 për qind, Serbia 7 për qind dhe Maqedonia e Veriut 2.3 për qind.

SHARE