BORRELL: ANGAZHIMI I BE-së ËSHTË TË RUAJË STABILITETIN NË BOSNJE E HERCEGOVINË

Në këtë moment vendimtar, prania e EUFOR-it në terren është jashtëzakonisht e rëndësishme për garantimin e sigurisë, ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. “Është edhe më e rëndësishme se kurrë. Për këtë arsye ne kemi dyfishuar praninë tonë. Në këtë moment, i siguroj qytetarët e Bosnje e Hercegovinës se angazhimi ynë i vendosur është të ruajmë stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës”, tha Josep Borrell. Siç theksoi ai, rëndësia e paqes dhe sigurisë është e padiskutueshme. “Situata këtu, 30 vjet më parë, ishte shumë më keq. Ne kemi trashëguar nga të parët tanë të kaluarën me të mirat dhe të këqijat e saj. Roli ynë është të mbështesim viktimat dhe të ndëshkojmë autorët. Roli juaj në gjithë këtë është i pazëvendësueshëm. U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të sotëm që të punojnë së bashku, të mos bllokojnë institucionet, të bashkojnë forcat dhe të përdorin potencialet ekonomike, për të luftuar korrupsionin”, tha Borrell.Një shtesë prej 500 ushtarësh të EUFOR-it mbërritën më 4 mars në Bosnje e Hercegovinë, ndërkaq si shkak për këtë është theksuar “përkeqësimin e situatës së sigurisë në nivel ndërkombëtar që mund të shkaktojë paqëndrueshmëri në Bosnje e hercegovinë”. Trupa shtesë erdhën nga Austria, Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia, ndërkohë që pushtimit rus i Ukrainës po vazhdon.

SHARE