AMBASADA AMERIKANE: TRUPAT RUSE VRASIN 10 PERSONA QË PRISNIN PËR BUKË

Ambasada amerikane në Ukrainë përmes një postimi Twitter ka njoftuar të mërkurën se forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona në qytetin verior të Çernihiv. Sipas ambasadës, ata po prisnin në radhë për bukë. Rreth 400 persona, përfshirë stafin dhe pacientët, mbeten të bllokuar brenda një spitali që është kapur nga forcat ruse në qytetin e Mariupolit.Situata në Mariupol është e rëndë me rreth 400,000 banorë që kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pa energji elektrike dhe pa gaz dhe në pamundësi për t’u larguar.Kontakti me njerëzit atje është jashtëzakonisht i vështirë.Ushqimi dhe ilaçet po mbarojnë shpejt dhe asnjë ndihmë humanitare nuk është lejuar në qytet.Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq e përshkroi situatën si shumë të vështirë. Zyrtarë ukrainas kanë njoftuar të mërkurën se të paktën 500 banorë të Harkivit janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.Harkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe është nën bombardime intensive gjatë javëve të fundit.

SHARE