ORA E KRYEMINISTRIT MË 25 MARS

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, thirri Seancën e Parë – të posaçme të sesionit të parë të rregullt pranveror në 2021, në të cilën Kryeministri Zdravko Krivokapiq do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Seanca është caktuar për të enjten, 25 mars. Axhenda e seancës është Ora e Kryeministrit dhe pyetjet e deputetëve. “Ju kujtoj se afati i fundit për dorëzimin e pyetjeve Kryeministrit të Malit të Zi me shkrim është jo më vonë se 72 orë para fillimit të seancës dhe afati i fundit për dorëzimin e pyetjeve të deputetëve me shkrim është të paktën 48 orë para seancës,” tha Beçiq. Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kryeqytetit të Cetinjës dhe do të fillojë në orën 12.

SHARE