NË NIKSHIQ, POTHUAJSE 1000 VOTUES JANË TË REGJISTRUAR EDHE NË SERBI

Kryetari i Bordit Drejtues të CEMI-t, Zllatko Vujoviq, beson se procesi më i keq zgjedhor në Malin e Zi u regjistrua në Nikshiq. Përveç shkeljes së rregullave, Vujoviq tregon se ka pothuajse një mijë votues në listën e zgjedhësve për Nikshiq të cilët janë regjistruar në listën e zgjedhësve të Serbisë. “I gjithë ambienti, gjithçka që ndodhi, u shkaktoi dëmin më të madh qytetarëve,” tha Vujoviq. “Më duket se Mali i Zi po kthehet mbrapa, kur bëhet fjalë për procesin zgjedhor. Ajo që u bë në Nikshiq është ndoshta procesi më i keq zgjedhor i kryer ndonjëherë në Malin e Zi. Ne kemi parë ndikimin e faktorëve të jashtëm, aktorëve, kryesisht nga Republika e Serbisë dhe Republika Srpska, por gjithashtu shembuj të mbërritjes së aktivistëve nga komunat në veri të Kosovës. Kryesisht e gjithë kjo ndihmë shkoi në një bllok politik – për të ardhmen e Nikshiqit,” tha Vujoviq. Ai tregon se për herë të parë kemi pasur një situatë kur, përveç parave, aktivistët hynë në fushatën zgjedhore, por edhe mediat, të cilat, siç shprehet ai, ishin nën kontrollin e autoriteteve në Beograd. “Gjithçka që ndodhi në fushatën parazgjedhore u shkaktoi dëme qytetarëve të Nikshiqit sepse ata duhet të vazhdojnë të jetojnë pavarësisht se kush është në pushtet dhe marrëdhëniet ndërpersonale në vetë komunën janë mjaft të prishura,” vuri në dukje Vujoviq. Vujoviq vlerësoi se do të ketë tensione të caktuara, por që në fund të fundit, në Nikshiq do të formohet Qeveria.

SHARE