INSTITUTI: 15 TË VDEKUR DHE 537 RASTE TË REJA ME COVID19

Në Malin e Zi, 15 njerëz vdiqën nga pasojat e koronavirusit në 24 orët e fundit dhe 537 raste të reja të infeksionit u konfirmuan, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Pacientët të cilët vdiqën ishin nga Nikshiqi (5), Bijello Pole (3), Ulqini (3), Tivari (1), Berane (1), Plava (1) dhe Podgorica (1), dhe prej të cilëve më i riu ishte 32 vjeçar dhe më i vjetri 82 vjeçar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Covid19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,151. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 562 pacientëve. Brenda 24 orëve në Tuz janë shënuar edhe 6 raste të reja, çfarë e rrit numrin e të infektuarve në 144.

SHARE