BULLATOVIQ: MBI 7.000 KËRKESA PËR LEGALIZIM TË OBJEKTEVE

Foto: BORIS PEJOVIC

Drejtori i Drejtorisë për Pasuri të Paluajtshme, Marko Bullatoviq, deklaroi për RTMZ se para fillimit të zbatimit të Ligjit për legalizimin kanë bërë një analizë dhe kanë arritur në të dhënën se ekzistojnë rreth 65.000 objekte të paligjshme.

Sipas tij, procedura e legalizimit është e përcaktuar qartë. “Kur bëhet fjalë për objekte më të vjetra, para viteve ’90, nëse organet kompetente na dorëzojnë prova për ekzistencën e lejes, ne mund të ndërmarrim procedurën për fshirjen e barrës”, tha Bullatoviq.

Ai theksoi se deri në fund të janarit janë paraqitur mbi 7.000 kërkesa për legalizim.

Afati është zgjatur edhe për gjashtë muaj dhe aktivitetet do të vazhdojnë.

Sipas tij, janë plotësuar kushtet ligjore që Drejtoria për Pasuri të Paluajtshme të nisë me hapat e mëtejshëm.

Bullatoviq shtoi se bëhet fjalë për një projekt shtetëror me rëndësi të madhe dhe se do të angazhohen të gjitha kapacitetet në dispozicion për t’iu përgjigjur këtij detyrimi serioz.

“Jam i sigurt se do t’i përgjigjemi në mënyrë adekuate çdo detyre”, theksoi ai.

SHARE