SOT ËSHTË SHËNUAR NJË TËRMET I DOBËT NË AFËRSI TË TUZIT

Një tërmet i dobët, me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter, është regjistruar 6 kilometra në veri të Nënhelmit afër Tuzit, njoftoi Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

Sipas tyre, tërmeti është ndjerë në orën 10 e 40 minuta.

“Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në thellësinë 23 kilometra”, thuhet në njoftim.

Tërmeti nuk ka mundur të shkaktojë dëme materiale në zonën epiqendrore.

SHARE