ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DO TI VËZHGOJË EDHE MISIONI I PSSE

Misioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PSSE) do të vëzhgojë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat janë planifikuar për 19 mars.

Zyra e Këshillit të Evropës në Podgoricë njoftoi se PSSE do të dërgojë një mision vëzhgues të zgjedhjeve, i përbërë nga 22 parlamentarë nga e gjithë Evropa.

“Si politikanë që kanë luftuar vetë në zgjedhje, deputetët kanë ekspertizë të veçantë në fushatat politike dhe proceset zgjedhore”, thuhet në njoftim.

Delegacioni i vëzhgimit të zgjedhjeve, siç është paralajmëruar, para zgjedhjeve do të takohet me aktorë politikë, zyrtarë të lartë, si dhe ekspertë. 

Delegacioni, i cili përbëhet nga deputetë që përfaqësojnë të gjitha grupet politike në PSSE, do të qëndrojë në Mal të Zi nga 23 deri më 25 shkurt.

SHARE