Patatet, njësoj si makaronat apo orizi, janë gjithnjë ide e mirë!
Përgatiten thjeshtë dhe shkojnë me të gjithë përbërësit që mund të keni në shtëpi.
Ne kemi zgjedhur salsiçet por mund t’i zëvendësoni me pulë apo proshutë.
Përbërësit për 6 persona:
– 6 patate të mëdha
– 3 salsiçe të freskëta ( nëse dëshironi mund t’i merrni pikante)
– 3 luge vaj ulliri
– 250 gr gjizë pa kripë
– Pak mocarela
– patate te grira ne rende
– erëza sipas dëshirës
Përgatitja:
Ziejmë patatet me lëkurë, i hedhim edhe erëza. Pasi zihen për 20 minuta, i heqim pjesën e mesit derisa të mbetet një shtresë e hollë. Salsiçet dhe tulin e patateve së bashku me erëzat i skuqim me pak vaj. I shtojmë gjizën.
Më këtë përbërje mbushim patatet dhe sipër shtojmë pak moxarela te secila prej tyre. E vendosim në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Kur e heqim nga furra i hedhim sasi te vogël patate të grira që të bëhen krokante.