KRYEQYTETI I DHURON TURQISË 100 MIJË EURO

Kryeqyteti i Podgoricës do të dhurojë 100 mijë euro për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi, njoftoi kryetari Ivan Vukoviq.

„Jam krenar për faktin se, gjatë katër viteve të fundit, Kryeqyteti ka ndihmuar në mënyrë të ngjashme shumë qytete, duke përfshirë Zagrebin, Tiranën, Novi Pazarin, Komunën e Berkoviçit”, shkroi Vukoviq në Twitter.

Drejtoresha e Kryqit të Kuq të Malit të Zi, Jellena Dubak, tha se mëngjesin e sotëm në llogarinë e Kryqit të Kuq ishin 104.227 euro, të cilat ishin paguar për ndihma për Turqinë dhe Sirinë dhe se kjo është shuma pa mesazhe SMS.

Ajo theksoi se ndihmat financiare të grumbulluara do të ndahen në dy pjesë të barabarta, Turqi dhe Siri, dhe se transhi i parë i parave do të transferohet javën e ardhshme.

SHARE