STUDIMI: VAKSINAT ANTI-COVID TEK SHTATZËNAT, MBROJNË FOSHNJAT PAS LINDJES

Vaksinat kundër COVID-19 mund të mbrojnë foshnjet pas lindjes dhe të zvogëlojnë numrin e hospitalizimeve të tyre për shkak të temperaturës. Një studim i realizuar nga institucionet shëndetësore në SHBA bëhet kështu ndër të parët që tregon se ka një efekt konkret tek foshnjet e porsalindura marrja e vaksinës nga nënat gjatë shtatzënisë. Vaksinat e përmendura në raport janë ato Pfizer dhe Moderna. Dihej që antitrupat e zhvilluar nga vaksina kundër COVID-19 transferohen te fetusi përmes kordonit ombelikal.. Megjithatë, deri më tani ishte e paqartë se si ndikon vaksina për fëmijët pas lindjes. “Deri në këtë studim, nuk kemi pasur të dhëna që dëshmojnë nëse këto antitrupa mund të ofrojnë mbrojtje për foshnjen kundër koronavirusit”, tha doktoresha Dana Meaney-Delman, një obstetër dhe hulumtuese për Qendrat e Kontrollit të Sëmundjeve, CDC, në SHBA. Foshnjat e vëzhguara u trajtuan në 20 spitale në 17 shtete nga korriku 2021 deri në mes të janarit, gjatë rritjes në raste që përfshinin variantet Delta dhe Omicron. Studiuesit nuk ekzaminuan sakaq shkallën e infeksionit tek të porsalindurit. Në vend të kësaj, ata panë të dhënat për 176 fëmijë nën 6 muaj të cilët ishin shtruar në spital me COVID-19 dhe 203 në spital për ndonjë arsye tjetër dhe statusin e vaksinimit të nënave. Aktualisht, rreth dy të tretat e shtatzënave në Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të vaksinuara.

SHARE