SERBIA NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME / VUÇIQ NUK NDALET, HAP EDHE GARËN PRESIDENCIALE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq shpërndau të martën parlamentin dhe bëri thirrje që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 3 prill. Lëvizja vjen një vit e gjysmë pas formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita kryesore. Së bashku me zgjedhjet parlamentare, serbët do të votojnë edhe në zgjedhjet komunale. “Jam i sigurt se populli i Serbisë do të dijë të zgjedhë më të mirën…”, tha Vuçiq në një fjalim televiziv. Vuçiq pritet të bëjë thirrje edhe për zgjedhje të parakohshme presidenciale që do të mbahen më 3 prill. Po ashtu, kryetari i parlamentit Ivica Daçiq shpalli zgjedhjet lokale në 10 komuna dhe dy qytete më 3 prill, duke përfshirë edhe Beogradin. Partia progresive serbe e Vuçiq dhe partnerët e saj të koalicionit, kryesojnë në sondazhe dhe pritet të fitojnë. Megjithatë, popullariteti i tyre ka rënë pas rritjes së çmimeve dhe disa skandaleve të rënda korrupsioni në qarqet qeverisëse. Partia e Vuçiq gëzon mbështetjen e 57 për qind të elektoratit, sipas sondazheve. Grupet e të drejtave dhe kundërshtarët politikë e kanë akuzuar prej kohësh Vuçiqin për tendenca autoritare dhe për shtypjen e mediave të pavarura, duke e akuzuar se po ngatërron opozitën me cikle të parregullta zgjedhore.

SHARE