KOSOVA NESËR 14 VITE SHTET

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë në rrjetet sociale urimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për ditën pavarësisë së Kosovës, ku është theksuar mbështetja e SHBA-së si partner i palëkundur i Kosovës. Në letrën e bërë publike nga Osmani, Bideni ka thënë se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë 14 vjetëve të pavarësisë së saj. Ai madje ritheksoi mbështetjen e SHBA-së në përpjekjet e vendit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke. “Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe të forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”. Në këtë letër, Bideni ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë të cilën familja Biden e ka me Kosovën Presidenti i SHBA-së ka theksuar edhe lidershipin që ka treguar Kosova në skenën ndërkombëtare, duke përmendur strehimin e sigurt të afganëve si edhe forcimin e sigurisë globale dhe vendosjen përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt. Dhe për këto mesazhe, presidentja osmani thotë se Kosova është e bekuar që ka në krah aleatin e saj të përhershëm dhe më të madh, SHBA-në. Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeierne në letër urimi ka thënë se “Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian”. Edhe ne telegramin e urimit të presidentit te Italisë, Sergio Mattarella thuhet se Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovës drejt perspektivës së saj evropiane. “Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.

SHARE