INSTITUTI: ZBULOHEN 7 RASTE TË LLOJIT TË RI TË KORONAVIRUSIT NË MAL TË ZI

Instituti i Shëndetit Publik mori konfirmimin nga laboratori “Charite” në Berlin se lloji “britanik” i koronavirusit rregjistroi shtatë raste të reja nga mostrat e dërguara. Në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike në vend, dhe duke marrë parasysh konfirmimin zyrtar të pranisë së llojit britanik, Grupi i Punës i Institutit të Shëndetit Publik do të propozojë masa më të rrepta shëndetësore. “Nga 11 Shkurt 2021, sipas mediave botërore dhe burimeve zyrtare të agjencive kryesore të shëndetit publik, varianti B.1.1.7 është identifikuar në 83 vende, përfshirë 31 vende të Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane. Që nga identifikimi i këtij varianti, deri më 11 shkurt 2021, janë regjistruar afërsisht 57,400 raste në botë”, thuhet në deklaratë. “Ne e shfrytëzojmë rastin për t’u bërë thirrje qytetarëve që t’i përmbahen masave në fuqi. Prandaj, është e nevojshme të vini maskën në mënyrë të duhur, të mbani një distancë fizike, të shmangni çdo lloj tubimi publik dhe të kujdeseni për higjienën e duarve”, thekson ISHP.

SHARE