Negociatat mes Sindikatës së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për modelet e mundshme të rritjes së pagave për personelin mjekësor të mesëm, pagat e të cilëve nuk korrespondojnë me kompleksitetin e punës që kryejnë, do të vazhdojnë javën e ardhshme.
Synimi i tyre është gjetja e zgjidhjes më të mirë të përkohshme deri në zgjidhjen e çështjes së pagave në mënyrë sistematike, e cila është planifikuar me hartimin e Ligjit të ri për pagat në sektorin publik në tremujorin e dytë të këtij viti.
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Vojisllav Shimun, tha se takimi me sindikatat ishte konstruktiv dhe se ata i kuptuan qartë nevojat e kolegëve të tyre nga sistemi shëndetësor, por edhe se zgjidhjet e kahershme jo sistematike çuan në disa anomali, gjë që krijoi diferenca të palogjikshme në të ardhura pa marrë parasysh kompleksitetin e vendeve të punës që janë shumë të rëndësishme në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Lidhur me grevën e paralajmëruar sindikaliste, ministri tha gjithashtu se pret që punonjësit e shëndetësisë të jenë mirëkuptues, duke pasur parasysh vullnetin e mirë të qeverisë për zgjidhjen e këtij problemi, veçanërisht duke theksuar faktin se kryeministri aktual ka qenë ministër i Financave në Qeverinë, e cila, siç theksoi Shimun, ka bërë më së shumti për punonjësit e shëndetësisë dhe sistemin shëndetësor ndonjëherë.