Senati i Komunës së Cetinës dha mbështetjen e tij të plotë për vazhdimin e projektit të ndërtimit të fazës së dytë të teleferikut Kotorr – Lovqen – Cetinë.
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq tha se projekti i ndërtimit të këtij teleferiku është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës turistike për Malin e Zi, në aspektin e përmirësimit të ofertës turistike, por edhe të përfitimeve ekonomike të matshme për sektorin publik, privat dhe qytetarët.
“Ndërtimi i këtij teleferiku do të jetë një projekt unik në botë si për shkak të gjatësisë së tij, ashtu edhe për faktin se është një teleferik që do të lidhë dy qytete historikisht shumë të rëndësishme të vendit – Cetinën dhe Kotorrin. Do të përfaqësojë një atmosferë të jashtëzakonshme turistike, që nga bregu i Adriatikut, në një nga gjiret më të bukura në botë, Grykës së Kotorrit, të mund të shijoni motivet e malit Lovqen, e më pas kryeqytetin historik të Malit të Zi”, tha Millatoviq.
Kryebashkiaku Gjurashkoviq theksoi se vazhdimi i ndërtimit të teleferikut dhe përfundimi përfundimtar i tij do të kishte përfitime të shumta, si krijimi i një oferte të re turistike në Mal të Zi, rritja e atraktivitetit të Malit të Zi për turistët e huaj si dhe valorizimi i plotë i potencialit turistik dhe atij kulturor.