MARTINOVIQ – POPA: ME BASHKËPUNIMIN DHE MBËSHTETJEN E BE-së DERI NË MBYLLJEN E KAPITULLIT 27

Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Vlladimir Martinoviq, ka takuar ambasadoren e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa.

Ambasadorja Popa tha se Ministria ka mbështetjen e plotë për punën për mbylljen e Kapitullit 27.

Ajo përmendi veçanërisht prioritetet e Agjendës së Gjelbër, menaxhimin e mbetjeve, energjinë e rinovueshme, dekarbonizimin, pra ato segmente që do të jenë të dukshme për të gjithë dhe nga të cilat do të përfitojë e gjithë shoqëria.

Martinoviq e informoi Popën për punën e Ministrisë në dy muaj e gjysmë, ndërsa bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet pozitive në fushën e ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Bashkëbiseduesit pajtohen që kapitulli 27 është më kompleksi dhe më i shtrenjti, dhe në këtë kontekst, siç tha ambasadorja Popa, Komisioni Evropian është i interesuar të ofrojë asistencë eksperte në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt kriteret përfundimtare nga ai kapitull dhe në këtë mënyrë të përshpejtohet rruga e Malit të Zi drejt BE-së.

Martinoviq theksoi se vlerëson të gjithë mbështetjen e BE-së. “Qëllimi i kësaj qeverie është që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së dhe ndihma juaj është e rëndësishme për ne në këtë rrugë”, tha Martinoviq.

“Shpresoj që përmes bashkëpunimit të përbashkët dhe punës së përkushtuar të kontribuojmë për rezultate më të mira në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe hyrjes së Malit të Zi në BE”, tha ambasadorja Popa.

SHARE