JOKOVIQ I BËRI THIRRJE SHUMICËS PARLAMENTARE QË TË BIEN DAKORD PËR NJË KANDIDAT TË VETËM PRESIDENCIAL

Kryetari i Partisë Socialiste Popullore të Malit të Zi Vladimir Jokoviq i bëri thirrje shumicës parlamentare që të bien dakord për një kandidat të vetëm presidencial. Jokoviq tha se ka tri prioritete. „E para është që të zgjidhen katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të zgjidhet përfundimisht çështja që ata të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme pa asnjë problem ligjor. PSP do t’i japë impaktin maksimal”, tha kreu i PSP. Prioriteti numër dy për fituesit e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, siç tha ai, është të bashkohen. “Të tregojmë se mund të punojmë së bashku dhe të japim një kandidat të vetëm për zgjedhjet presidenciale, i cili do ta mposhtë kandidatin e PDS-së në raundin e parë, qoftë Millo Gjukanoviq apo dikush tjetër. Kjo do të kompletonte shpërbërjen e plotë të PDS-së dhe ata do të dilnin si opozita e djathtë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare dhe do të shohim se çfarë rezultati do të arrijnë”, tha Jokoviq. Sipas tij, prioritet numër tre është vazhdimi i negociatave për formimin e Qeverisë së 44-të. Nëse nuk e bëjnë këtë, siç tha ai, PSP mendon se Qeveria e 43-të e Malit të Zi duhet të rindërtohet “sipas të njëjtit parim siç kemi rënë dakord që të formohet Qeveria e 44-të”. “Sigurisht, disa do të pyesin nëse është e mundur të rindërtohet qeveria e shkarkuar. Nëse të gjithë ata që fituan më 30 gusht votuan për shkarkimin e dy ministrave, atëherë pse nuk mund të votonin për ministrat e tjerë. PSP-ja mbetet e hapur për çdo pyetje”, tha Jokoviq.

SHARE