GJUROVIQ SHPALL ZGJEDHJET PRESIDENCIALE MË 19 MARS 2023

Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka shpallur zgjedhjet presidenciale për me 19 mars të këtij viti. „Duke pasur parasysh se nga dita e shpalljes deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve për President të Malit të Zi nuk mund të kalojnë më pak se 60 ditë dhe as më shumë se 90 ditë, dhe duke pasur parasysh se në prill të vitit 2023, të tre konfesionet më të mëdha në Mal të Zi kanë festa të mëdha fetare, u konsiderua se data më e përshtatshme dhe adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve ishte data 19 mars 2023,“ u tha në kumtesën e kryetares Gjuroviq. Përkatësisht, 9 prilli është festa fetare e Pashkëve për besimtarët katolik, 16 prilli është festa fetare e Pashkëve për besimtarët ortodoks, dhe 21, 22 dhe 23 prilli është festa fetare e Bajramit për besimitarët islam. Të tria festat fetare bien të dielën, e cila është dita e përcaktuar me ligj për mbajtjen e zgjedhjeve. Caktimi i zgjedhjeve pas datës 23 prill do të kalonte afatin maksimal prej 90 ditësh nga data e shpalljes, siç parashihet me Ligjin për Zgjedhjen e Presidentit të Malit të Zi. Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e lartëpërmendura, u konsiderua se data më adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve është data 19 mars 2023, duke respektuar afatet ligjore, duke marrë parasysh rrethanat e tjera dhe duke respektuar ndjenjat dhe detyrimet fetare të qytetarëve të Malit të Zi, thuhet ndër të tjera në kumtesën per media.

SHARE