ABAZOVIQ: NJË GJË ËSHTË TË THUASH SE KA RREZIK DHE TJETËR GJË QË DO TË KETË NDËRPRERJE TË NEGOCIATAVE

Duke komentuar deklaratën e Ministres së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, se ekziston rrezik i madh i ndërprerjes së negociatave me BE-në nëse përpjekja e gjashtë për të kompletuar Gjykatën Kushtetuese dështon, kryeministri Dritan Abazoviq tha se është një gjë te thuhet se ka një rrezik, dhe një tjetër se do të ndodhë. “Një gjë është të thuash që ka rrezik, tjetër gjë të ndodhë. E njëjta gjë vlen edhe për regjimin e vizave. Është keq që nuk zgjidhet Gjykata Kushtetuese. Nëse do të kishte korrektësi politike, do të kishte përfunduar në korrik”, tha ai. Ai u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të shfrytëzojnë rastin dhe të zhbllokojnë Gjykatën Kushtetuese në fillim të shkurtit dhe të forcohen në integrimet evropiane. Ai tha se nuk ka koment për koalicionet e reja të mundshme të URA-s, Demokratëve dhe Evropa Tani nën ndikimin e Evropës, e as për thirrjen e Boris Bogdanoviqit nga Demokratët ndaj Evropa Tani për koalicion. “Nuk kam asnjë koment, do të shohim se si do të zhvillohet situata politike. Nuk kam asgjë kundër, secili le të bëjë si të mendojë”, tha Abazoviq.

SHARE