26 KANDIDATË PËR GJYQTARË KUSHTETUES, NGA NESËR SEANCA DËGJIMORE

Komisioni Kushtetues deklaroi sot se 26 kandidatë plotësojnë kushtet ligjore për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, në bazë të thirrjes publike të datës 25 dhjetor. Nga nesër Komisioni Kushtetues do të nisë dëgjimin e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese në sallën plenare të Kuvendit të Malit të Zi. Siç u njoftua në seancë, për ftesën publike kanë aplikuar 27 kandidatë. Komisioni gjithashtu vuri në dukje se aplikimi i Blagota Mitriq ishte i pakompletuar. Kryetarja e Komisionit Kushtetues, Simonida Kordiq, ka bërë të ditur se dëgjimet e kandidatëve do të mbahen në sallën plenare të Kuvendit të Malit të Zi, për shkak të interesimit të madh të opinionit. Ajo deklaroi se të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë shërbimin për të ndjekur seancat, por nuk munden, siç shprehet ajo, t’i bashkohen diskutimit. Ajo bëri të ditur se në seancë do të merren në pyetje nga tre kandidatë, sipas rendit alfabetik, nëse Bordi do të jetë efektiv, siç tha Kordiq, gjatë një seance mund të merren në pyetje më shumë kandidatë. Kordiq po ashtu përkujtoi se në mesin e kandidatëve janë 14 kandidatë të rinj të cilët nuk janë intervistuar më parë.

SHARE