Foto: Ilustrim
Ministria e Energjisë dhe Minierave ka publikuar çmimet e karburanteve për dy javët e ardhshme, sipas të cilave të gjitha llojet e karburanteve do të ulen nga mesnata.
- Eurodizeli do të ulet për shtatë centë dhe do të kushtojë 1,31 euro për litër.
- Vaji për ngrohje do të ulet për tre centë dhe do të kushtojë 1,24 euro për litër.
- Litra e Eurosuper 98 do të ulet për tre centë dhe për dy javët e ardhshme do të kushtojë 1,44 euro.
- Litra e Eurosuper 95 do të ulet për dy centë dhe do të kushtojë 1,41 euro.
Llogaritja e ardhshme e çmimeve do të bëhet më 29 dhjetor.









