KOMUNA E TUZIT ORGANIZOI CEREMONI SOLEMNE PËR PËRKUJTIMIN E 81-VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË TUZIT

Foto: Komuna e Tuzit

Sot, në Kuvendin e Komunës së Tuzit, u organizua ceremonia solemne për përkujtimin e 81-vjetorit të çlirimit të Tuzit.

Në aktivitet morën pjesë figura të shquara nga politika, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe fetare, të cilët, përveç fjalimeve përkujtimore, ndoqën edhe programin artistik të përgatitur për këtë rast.

Gjatë ceremonisë u nda edhe çmimi tradicional “15 Dhjetori – Dita e Çlirimit të Tuzit”.

Këtë vit, çmimi iu dha Vasel Sinishtaj (pas vdekjes) për kontributin e tij të veçantë shoqëror, politik, patriotik dhe humanitar gjatë jetës.

Komuna e Tuzit uroi të gjithë qytetarët për këtë ditë të shënuar, duke u drejtuar me mesazhin: “Gëzuar 15 Dhjetorin – Ditën e Çlirimit të Tuzit.”

Në ceremoni u theksua rëndësia e kujtesës historike dhe u vlerësuan figurat që kanë dhënë kontribut të vyer për komunitetin dhe qytetin.

SHARE