KF „DEÇIQ“ TRIUMFON NË MINUTËN E FUNDIT NDAJ KF „BUDUQNOST“

Deçiqi vazhdon formën e shkëlqyer dhe luftën për krye të tabelës.

Skuadra nga Malësia arriti një fitore të çmuar 1:0 ndaj Buduqnostit në Arenën Besa, falë golit vendimtar të shënuar nga Robert Gjelaj në minutën e 90-të.

Pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Drashko Bozhoviq, Gjelaj dërgoi topin në rrjetë, duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme për Deçiqin.

Me këtë sukses, Deçiqi konfirmon aftësinë për të mposhtur kampionët dhe konsolidon pozicionin e tij në elitën e futbollit vendor.

SHARE