PLANIFIKONIN SULME TERRORISTE NË EUROPË, 7 TË ARRESTUAR

Katër të dyshuar si anëtarë të Hamasit janë arrestuar në Gjermani dhe Holandë nën dyshimet për planifikimin e sulmeve ndaj institucioneve hebraike në Evropë.

Tre të tjerë u arrestuan në Danimarkë për të cilët autoritetet thonë se janë anëtarë të vjetër të Hamasit. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen tha se kërcënimi ishte ishte tepër serioz. Arrestimet u kryen ndërsa Izraeli vazhdon operacionet për të shkatërruar Hamasin në Rripin e Gazës.

“Pas sulmeve të tmerrshme të Hamasit ndaj popullatës izraelite, në vendin tonë janë shtuar gjatë javëve të fundit përfshirë edhe sulmet ndaj hebrenjve në institucionet hebraike,” tha ministri gjerman i drejtësisë. 

Prokurorët gjermanë thanë se shtetasi holandez Nazih R u arrestua nga policia në Roterdam, Abdelhamid Al A dhe Ibrahim El-R, të lindur në Liban, si dhe shtetasi egjiptian Mohamed B, u arrestuan në kryeqytetin gjerman.

Abdelhamid Al A ishte ngarkuar nga udhëheqësit e Hamasit në Liban për gjetjen e burimeve për sigurimin e armatimeve. Armët do të çoheshin në Berlin dhe do të mbaheshin gati për sulme të mundshme terroriste kundër institucioneve hebraike.

Zyrtari i Hamasit, Sami Abu Zuhri mohon se ka anëtarë të Hamasit të arrestuar në Danimarkë, Gjermani ose ndonjë vend tjetër evropian. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë thuhet se shtatë personat e arrestuar po vepronin në emër të Hamasit.

Në fillim të këtij muaji, Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson paralajmëroi se Evropa po përballet me një rrezik të madh të sulmeve terroriste gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Kërcënimi terrorist në Danimarkë aktualisht qëndron në nivelin e katërt. Agjencia e sigurisë dhe e inteligjencës thonë se kërcënimi kryesor për Danimarkën vjen nga militantët islamikë, të cilët janë të frymëzuar nga propaganda.

SHARE