INSTITUTI: REGJISTROHEN 159 RASTE TË REJA DHE 5 VIKINA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, pesë persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 159 raste të reja të infektimit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP). Viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit, ishin nga: Podgorica 3, Tuzi 1 dhe Tivati 1. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 188 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri total i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 1787.

SHARE