DORËSHKRIMET E ISMAIL KADARESË, 44.488 FAQE U EKSPOZUAN NË BIBLIOTEKËN E KRYEMINISTRISË

44.488 faqe, të shkruara nga Ismail Kadare, ku përfshihen romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës së tij, janë ekspozuar për herë të parë për publikun, në bibliotekën e kryeministrisë.

Ekspozita e titulluar “Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë”, ofron një mundësi të rrallë për të eksploruar botën e panjohur të shkrimtarit.

Emocionin më të madh, kjo ekspozitë e përçon tek familjen Kadare.

“Është ndjesi e veçantë për mua ti shoh të ekspozuara këtu sepse permbajnë një trashegimi shumë të vyer gati të shenjtë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe të identitetit kombëtar. Më prek që është ruajtur me kaq kujdes dhe përkushtim që të kenë akses brezat e ardhshëm, lexuesit, qoftë shqiptar, qoftë ndërkombëtar,” tha e bija e Ismail Kadare – Besjana Kadare.

Qendra për Hapje dhe Dialog fton publikun që të njihen me veprat dhe shënimet që kanë ndriçuar procesin krijues të Kadaresë.

“Publiku në ditët në vijim do të jetë edhe subjekt i tablosë që Kadare ka krijuar por edhe subjekt i këtyre rrëfenjave të veçanta që ju po i shikoni me shumë kuriozitet. Kadare e ngjiti skaimin e letërsisë shqipe dhe na tregon këtu jo vetëm të shkuarën e artit tonë por edhe të ardhmen e tij,” theksoi drejtoresha e COD, Jetona Koçibelli.  

Po ashtu, kjo ekspozitë vjen në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe familjes Kadare.

Çdo faqe dorëshkrimi është një udhëtim në mendimin dhe artin e tij, ku secila ide dhe reflektim shpërfaqet në mënyra të reja e të befasishme.

SHARE