SEANCA PËR ZGJEDHJEN E GJYQTARIT TË SHTATË TË GJYKATËS KUSHTETUESE JAVËN E ARDHSHME

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq tha se Kuvendi do të rifillojë nesër seancën dhe se është i bindur se do të plotësojë vendet vakante parlamentare.

Mandiq para gazetarëve në parlament tha se në seancën e sotme të Kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit janë marrë vendime të rëndësishme.

“Kemi arritur marrëveshje që brenda një jave të caktohet një seancë e re për të votuar gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mandiq.

Ai theksoi se ka edhe një përpjekje për të arritur shumicën në mënyrë që gjyqtari Faruk Resulbegoviq të zgjidhet gjyqtari i shtatë i Gjykatës Kushtetuese.

“Kështu e përmbushim një obligim të rëndësishëm ndaj qytetarëve dhe rrugës drejt BE-së”, tha ai.

Mandiq tha se në kolegjium kanë hapur edhe temën e zgjedhjes së Prokurorit të Lartë të Shtetit dhe Këshillit Gjyqësor dhe se këtë të diel do të hapin dialog për këtë.

“Aty situata është pak më ndryshe, duhet të kalojmë disa procedura parlamentare, por besoj se me dialog do të arrijmë zgjidhje”, shtoi ai. 

SHARE