MILLATOVIQ DO TË PROPOZOJË GUVERNATORIN E BANKËS QENDRORE TË MALIT TË ZI

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, nesër do të mbajë konferencë për media, ku do të prezantojë propozimin e kandidatit për guvernator të Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Konferenca do të mbahet në orën 10:00 në godinën e Presidentit të Malit të Zi.

Kabineti i Presidentit të Shtetit, Jakov Millatoviq, me shumë gjasa do të propozojë drejtoreshën e Fondit për Investime dhe Zhvillim, Irena Radoviq për guvernatore të Bankës Qendrore të Malit të Zi (BQMZ).

Kjo është konfirmuar për Portalin RTMZ.

Ish-ministri i financave, Aleksandar Damjanoviq u përmend gjithashtu si pasardhës i mundshëm i Radoje Zhugiq.

Vite më parë, Radoje Zhugiq ishte kreu i BQMZ.

Presidenti Millatoviq paraprakisht deklaroi se nuk ishte i kënaqur me punën e Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe se kishte disa kriza dhe afera.

SHARE