MILLATOVIQ: ANËTARËSIMI I BE-së I MUNDUR EDHE PARA VITIT 2030

Në një kohë të stagnimit të dukshëm në zgjerimin politik, mesazhet nga adresat evropiane së fundmi rikthen optimizmin se Bashkimi Evropian nuk po heq dorë nga Ballkani Perëndimor dhe se ky rajon është i një rëndësie të paçmueshme për të ardhmen e kontinentit evropian, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq në konferencën e Dialogut Ballkanik.

Siç vlerësoi ai, pikërisht në momentin kur çështja e së ardhmes evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor ripërtërihet, është e rëndësishme që të ketë ngjarje të këtij lloji, të cilat, sipas tij, synojnë të forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe të diskutojnë sfidat kryesore dhe implikimet gjeopolitike të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor paraqet jo vetëm një vizion gjeopolitik, por edhe një premtim të stabilitetit, paqes së përhershme, rritjes ekonomike dhe forcimit të vlerave demokratike”, tha Millatoviq.

Siç thotë ai, është një mënyrë për të forcuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe qëndrueshmërinë ekonomike, dhe në të njëjtën kohë paraqet një mundësi për të kapërcyer konfliktet e kaluara dhe për të ndërtuar ura mes popujve.

“Nga ana tjetër, ky proces duhet të shoqërohet me mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Evropian, inkurajimin e reformave dhe një udhërrëfyes më të qartë për zgjerimin e BE-së”, theksoi Millatoviq.

“Kur bëhet fjalë për Malin e Zi, unë besoj thellësisht dhe e kam theksuar vazhdimisht se vendi ynë ka avantazhe të konsiderueshme krahasuese për të qenë i pari radhazi që bëhet anëtar i plotë i BE-së. Sot në Mal të Zi ka një shumicë politike që refuzon korrupsionin e lartë dhe prishjen e kohezionit social si një formë e veprimit të pranueshëm shoqëror dhe dallohet nga valorizimi i ideve që nxisin reformat ligjore dhe ekonomike dhe arritjen e një cilësie evropiane të jetës”.

SHARE