Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, u tha Volodymyr Zelenskiy liderëve të G20-ës në një adresim përmes videos, por ai shtoi se kjo ishte e mundur vetëm nëse Rusia do të afirmonte integritetin e plotë territorial të Ukrainës. “Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet. Ndalja e luftimeve pikërisht tani, do të shpëtonte mijëra jetë. Duke folur me Xi Jinping të Kinës dhe presidentin e SHBA Joe Biden, por jo me liderin rus Vladimir Putin, ai tha se ‘Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim për shantazhin bërthamor” dhe falënderoi qartë “G19” – duke përjashtuar Rusinë, për përpjekjet e bëra në këtë drejtim. Zelenskiy akuzoi Rusinë se po përpiqet të ndërtojë një bombë radioaktive në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia që mund të shpërthejë në çdo moment. Duke folur me autoritetin e një lideri që sapo kishte rimarrë Kherson, ai tha se kur të gjitha veprimet luftarake të Rusisë të përfundonin, duhet të publikohet një dokument i negociuar që përcakton se si do të arrihet paqja. ‘Ajo marrëveshje duhet të përmbajë masa efektive për të garantuar sigurinë e ardhshme të Ukrainës, tha ai. Presidenti ukrainas tha se një marrëveshje e tillë mund të nënshkruhet në një konferencë ndërkombëtare, duke shtuar se Rusisë do t’i kërkohet të dorëzojë disa nga asetet e saj si kompensim për rindërtimin e Ukrainës.