SIMOVIQ: SYNIMI ËSHTË QË 20% E UJIT TË RRJEDH NËPËR DEGËN E DJATHTË TË BUNËS

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Millutin Simoviq deklaroi se punimet për rregullimin e degës së djathtë të Bunës, në Komunën e Ulqinit, janë duke vijuar sipas dinamikës së planifikuar. Simoviq, deklaroi se këto punime janë të nevojshme në mënyrë që mos të përsëritet situata nga viti i kaluar, kur ishte  mbyllur grykëderdhja në anë të djathtë. „Synimi është që të sigurohet rrjedhshmëria prej 20 për qind“, theksoi Simoviq.

Përndryshe, vitin e kaluar nëpër degën e djathtë ka rrjedh vetëm tre për qind e ujit në Bunë.

“Qëllimi është që të sigurohet norma e rrjedhës prej 20 përqind siç parashihet nga Projekti dhe në përputhje me marrëveshjen ndërqeveritare me Shqipërinë, ku lejohet  rrjedha e degës së djathtë deri në 25 përqind të fluksit total të Bunës”, deklaroi Simoviq.

SHARE