MPB: KARTAT E IDENTITETIT TË VJETRA KANË PUSHUAR SË VLEFSHMI, ZËVENDËSIMI I TYRE PA TAKSË SHTESË

Foto: Ilustrim

Të gjitha kartat e identitetit të vjetra në Mal të Zi, të cilat janë lëshuar para fillimit të lëshimit të dokumenteve të reja “inteligjente”, kanë pushuar së vlefshmi më 30 shtator 2025.

Gjatë ndërrimit të dokumentit, qytetarët janë të detyruar ta shpallin të pavlefshme kartën e identitetit të vjetër, por nuk janë të detyruar të paguajnë taksë për këtë procedurë.

Këtë e ka sqaruar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), duke komentuar edhe një rast konkret të një qytetari që kishte humbur kartën e identitetit të vjetër dhe i ishte thënë se duhet ta shpallë të pavlefshëm për të marrë të riun.

Sipas ligjit për kartë identiteti, dokumenti pushon së vlefshmi para skadimit në disa raste, si humbja e shtetësisë, ndryshimi i të dhënave personale, dëmtimi, ose nëse shpallet i pavlefshëm. Dokumentet e vjetra mund të përdoren deri më 30 shtator 2025.

Gjatë marrjes së dokumentit të ri, është e nevojshme që dokumenti i mëparshëm të shpallet i humbur në mënyrë formale, por pa pagesë shtesë për shpallje në Fletoren Zyrtare.

MPB ka lëshuar udhëzim të posaçëm për këtë qëllim, për të unifikuar procedurat në të gjitha njësitë rajonale. Kartat e identitetit të reja përfshijnë certifikata digjitale që mundësojnë identifikim dhe nënshkrim elektronik.

Procedura për marrjen e tyre është e njëjtë si më parë, qytetarët janë të liruar nga taksa administrative, por paguajnë 5 euro për formularin.

Deri më 13 tetor, janë zëvendësuar 509.524 karta identiteti, ndërsa afro 60.000 ende nuk janë zëvendësuar apo tërhequr nga qytetarët. Numri më i madh i tyre është në Podgoricë, Nikshiq, Tivar, Bijello Pole dhe Ulqin.

SHARE