SPAJIQ: FITUESI I VETËM I VËRTETË I REGJISTRIMIT, MALI I ZI EVROPIAN DHE CIVIL

I vetmi fitues i vërtetë i Regjistrimit, i cili u zhvillua sipas standardeve më të larta, është Mali i Zi evropian, civil, i cili është mjaft i madh për të gjithë ne, tha kryeministri Millojko Spajiq, me rastin e shpalljes së sotme të rezultateve të Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave.

Kryeministri tha gjithashtu se viti i Regjistrimi të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave është një pikë referimi në historinë e një vendi dhe shoqërie dhe vuri në dukje se shpallja e rezultateve të sotme është më shumë se vetëm statistikë, sepse vendos kornizën për krijimin e politikave dhe drejtimeve për zhvillimin e mëtejshëm të Malit të Zi.

Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, regjistruesit, koordinatorët e tyre dhe qytetarët që hapën dyert për ta dhe veçanërisht, siç theksoi ai, përfaqësuesit e partive parlamentare dhe Këshillave të popujve pakicë për marrëdhëniet e tyre konstruktive dhe përkushtimin në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciproke, e cila, siç tha Spajiq, forcoi besimin në vetë procesin.

“Në këtë këndvështrim, Regjistrimi ishte sfida e parë e Qeverisë së 44-të, por edhe suksesi ynë i parë. Tani duhet të punojmë në politika të reja bazuar në të dhënat e marra, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë dhe do të ndërtojnë të ardhmen tonë evropiane”, theksoi kryeministri.

Spajiq tha gjithashtu se shqetësues është trendi që mosha mesatare e qytetarëve tanë, përkundër popullatës më të re të të huajve që kanë ardhur për të jetuar këtu, është rritur në 39.7 vjet, që, siç thotë ai, është një shifër alarmante.

Në muajt në vijim do të shqyrtohen dhe miratohen analiza të detajuara të politikave demografike, infrastrukturore dhe të vetëqeverisjes lokale, tha kryeministri.

SHARE