Ukrainës do t’i nevojiten të paktën 120 miliardë dollarë në vitin 2026 për të mbajtur mbrojtjen e saj në një nivel të lartë, ndërsa konflikti me Rusinë ka hyrë në vitin e katërt, deklaroi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal.
Ai theksoi se financimi është thelbësor për të ruajtur linjat mbrojtëse, për të prodhuar më shumë dronë dhe armë, për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe për të parandaluar agresionet e mëtejshme ruse.
Shmyhal nënvizoi rëndësinë e shpenzimeve të vazhdueshme, duke theksuar se nëse Ukraina shpenzon më pak se Rusia, atëherë do të humbasë territore dhe, më e rëndësishmja, jetë njerëzish. Pas pushtimit rus në shkurt 2022, shpenzimet ushtarake të Ukrainës janë rritur ndjeshëm, duke arritur mbi 31% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. K
ryetarja e komisionit parlamentar të buxhetit, Roksolana Pidlasa, konfirmoi se kostot e luftës vijojnë të rriten.
Sipas saj, një ditë lufte në vitin 2025 do të kushtojë 172 milionë dollarë, krahasuar me 140 milionë dollarë në vitin 2024. Këto shpenzime përfshijnë pagat e ushtarëve, armët, dhe pagesat për të plagosurit dhe familjet e viktimave.
Në front, luftime të ashpra zhvillohen përgjatë më shumë se 1,000 kilometra, ndërsa trupat ruse intensifikojnë sulmet ajrore ndaj qyteteve dhe fshatrave ukrainase, shumë larg vijës së frontit.
Përpjekjet diplomatike për të përfunduar konfliktin ende nuk kanë dhënë rezultate konkrete.