Tiramisuja e Parajsës – Receta Aromatike pa Kafe dhe pa Vezë

Tiramisuja e parajsës është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e shijshme, një variant i tiramisusë klasike, por i përgatitur pa kafe dhe pa vezë.

Një ëmbëlsirë e freskët dhe kremoze që do t’i pushtojë të gjithë me shijen e saj delikate dhe të parezistueshme.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me hapat që duhet të ndiqni për përgatitjen e saj. Provoni ta përgatisni edhe ju në shtëpi këtë ëmbëlsirë e cila nuk kërkon gatim dhe është gati në vetëm 5 minuta.

Përbërësit

  • 24 biskota savoiardi
  • 180gr maskarpone
  • 1lgj miell
  • Qumësht
  • 200ml pana
  • 70gr sheqer
  • Lëvoret e 1 portokalli
  • Arrë kokosi e grië

Përgatitja

Filloni duke rrahur kremin pana me një rrahëse elektrike dore.

Më pas hidhni maskarponen në një enë të veçantë dhe shtoni mjaltin, lëkurën e portokallit të grirë dhe sheqerin.

Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe masën shtojeni tek kremi i rrahur.

Përpunojini përsëri me rrahësen elektrike derisa masa të kthehet në një krem ​​të butë.

Më pas zhysni një e nga një biskotat savioardi në qumësht dhe vendosini në tavë.

Shtoni sipër tyre kremin dhe vazhdoni sërisht duke shtruar biskotat e njomura në qumësht. Krijoni këto shtresa të kombinuara derisa t’ju mbarojnë përbërësit dhe t’ju lejojë tava.

Përfundoni me kremin, nivelojeni mirë dhe spërkateni sipërfaqen me kokos të grirë.

Lëreni të forcohet në frigorifer për rreth 4 orë dhe më pas shijojeni.

Këshilla

Ju mund ta zëvendësoni lëkurën e portokallit me lëkurë limoni të grirë ose esencë vanilje, sipas shijes tuaj.

Sipërfaqen mund ta dekoroni edhe me kokrra sheqeri në vend të kokosit të grirë.

Tiramisumë e parajsës mund ta ruani për 2-3 ditë në frigorifer të mbuluar mirë me qese kuzhine ose në një enë hermetike. /AgroWeb.org

SHARE