QEVERIA KUFIZOI EKSPORTIN E PELETI

Qeveria në seancën e sotme kufizoi eksportin e peletit nga Mali i Zi. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviq, ka propozuar që Qeveria në seancën e sotme të miratojë Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për kufizimin e përkohshëm të eksportit të disa asortimenteve të drurit, përkatësisht të kufizohet eksporti i peletit nga Mali i Zi. Jokoviq tha se janë përpjekur në të gjitha mënyrat që të arrijnë marrëveshje me prodhuesit e peletit, por që nuk ka dhënë rezultat. “Ne duhet të kufizojmë eksportin e peletit. Për ata që do të shesin në Mal të Zi aq sa është rënë dakord dhe për nevojat e Malit të Zi dhe të japin pëlqimin për eksportin e pjesës tjetër”, tha Jokoviq. Kryeministri Dritan Abazovic tha se ky vendim është plotësisht i justifikuar dhe i nevojshëm. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Goran Gjuroviq tha se janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje të caktuar dhe se Ministria e Bujqësisë ka zhvilluar një sërë bisedimesh me prodhuesit, por që nuk kanë dhënë rezultat.

SHARE