QËLLIMI I QEVERISË ËSHTË RIKTHIMI I LINJËS TIVAR – BAR

Qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi është rikthimi i linjës Tivar-Bari, theksoi kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Këtë ai e ka thënë gjatë një takimi me Luigi Morfinin, presidentin e kompanisë së njohur italiane “Morfimare”, me të cilin ka biseduar për mundësinë e rihapjes së linjës Tivar-Bari. Kryeministri Abazoviq foli për keqmenaxhimin afatgjatë të “Lundrimin e Tivarit” dhe theksoi se kjo çoi në mbylljen de facto të linjës që lidhte Malin e Zi me Italinë për dekada. Abazoviq, siç shtohet në njoftim, theksoi se në periudhën e ardhshme, menaxhmenti i atij institucioni duhet të veprojë në mënyrë proaktive për të paraqitur një plan për rivitalizimin e lidhjes detare ndërmjet vendit tonë dhe Italisë me një partner të interesuar. “Në atë kontekst, ai tha se autostrada e re krijon mundësinë e një linje të qëndrueshme dhe fitimprurëse që duhet ta shfrytëzojmë”, thuhet në njoftim.

SHARE