FD DËSHIRON FUNKSIONET DREJTUESE TË ANB-së, POLICISË DHE MINISTRIT TË BRENDSHËM

Fronti Demokratik do t’i kërkojë koalicionit tre anëtarësh që pozicionet drejtuese në sektorin e sigurisë t’u përkasin njerëzve pranë asaj aleance. Funksionet e drejtorit të ANB, drejtorit të policisë dhe ministrit të brendshëm janë në diskutim, ka mësuar “Dnevne Novine” nga disa burime.”Fronti Demokratik është i interesuar kryesisht në sektorin e sigurisë, me përjashtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe agjencive të sigurisë ushtarake. Sektori i mbrojtjes, pasi që ne jemi një anëtar i aleancës së NATO-s, duhet t’i përkasë një eksperti nga partitë civile që janë avokatë të Aleancës Atlantike “, tha bashkëbiseduesi nga FD.

SHARE