QEVERIA: NUK KA ULJE TË PENSIONEVE

Qeveria nuk do të merret me deklarata të papajtueshme të individëve në pozita të larta qeveritare, të cilët e udhëheqin fushatën zgjedhore me deklarata të pasakta dhe populiste, bëjnë të ditur Qeveria për RTMZ.

Ata thonë se mënyra e llogaritjes së pensionit nuk ndryshon.

“Masa e kontributit nuk përcakton masën e pensionit, prandaj është e qartë se ulja e pensioneve nuk mund të ndodhë në periudhën në vijim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Thuhet se kjo Qeveri përmes rritjes së ndjeshme të pagave mesatare siguron rritjen më të madhe të pensioneve në bazë të rregullimit të pensioneve në vitet e fundit.

Kjo rritje do të jetë mesatarisht 50-60 euro nga 1 janari, që është vazhdimësi e rritjes së pensioneve që kemi filluar me rritjen më të madhe historike të pensionit minimal në 450 euro.

SHARE