Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka deklaruar se sistemi i solidaritetit ndër breza është një nga mekanizmat më të ndjeshëm dhe kompleks ekonomiko-social dhe pyet veten pse Qeveria e Malit të Zi propozon uljen e pensioneve për pensionistët e ardhshëm?
“Çdo ndryshim në këtë sistem, sidomos nëse nuk është i menduar mirë, mund të sjellë pasoja të pakuptueshme për pensionistët e ardhshëm. Një nga elementët që përcakton në mënyrë vendimtare masën e pensionit të dikujt është koeficienti personal vjetor, i cili përfaqëson raportin e të ardhurave të të siguruarit me të ardhurat mesatare (në shuma bruto). Rishpërndarja e propozuar e kontributeve pensionale, sipas sistemit aktual të llogaritjes, do të zvogëlojë vlerën e koeficientit personal vjetor për numrin më të madh të të punësuarve në Mal të Zi”, ka shkruar Millatoviq në rrjetin social “X”.
Siç pohon ai, del qartë se pensionet e ardhshme për numrin më të madh të qytetarëve aktualisht të punësuar do të jenë më të vogla.
„Pres një sqarim zyrtar për uljen e përmendur të pensioneve nga Qeveria e Malit të Zi”, thotë Millatoviq.