ÇARAPIQ: AMENDAMENTI PËR PRONËN SHTETËRORE NUK E PRIVON MALIN E ZI NGA TOKA

Deputeti i Lëvizjes „Evropa Tani“, Vasilije Çarapiq, në seancën e sotme të Komisionit Legjislativ e ka shpjeguar ndryshimin e Projektligjit për pronën shtetërore.

“Amendmentët e propozuar, përveç përjashtimit të krijuar kur bëhet fjalë për ndërtimin e kompleksit turistik hotelier në tokë shtetërore, dhe ky përjashtim ka të bëjë me caktimin e mundësisë së dhënies së pëlqimit qiramarrësit për tjetërsimin e objektit që ka ndërtuar në tokën e dhënë me qira në përputhje me dokumentacionin planor dhe kontratën, tashmë me këtë amendament parashikojmë mundësinë e tjetërsimit të objektit që ai ka ndërtuar në truallin, i cili me vendim të Kuvendit është dhënë me qira deri në 90 vjet. Prandaj, vetëm për investimet e mëdha paraqesim opsionin që, p.sh., investitori të ketë mundësinë e investimit në momentin kur dëshiron të vazhdojë veprimtarinë ekonomike në atë objekt të caktuar, që t’ia shesë dikujt tjetër që do t’i vazhdojë ato operacione“, tha Çarapiq.

Ai shtoi se Mali i Zi nuk do të humbasë dhe shton se pronësia e tokës së marrë me qira i mbetet Malit të Zi. Deputetët miratuan amendamentet e Lëvizjes „Evropa Tani“ për pronën shtetërore.

SHARE